19/05/2022
12.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Klinika për psikiatri me pajisje më bashkëkohore për diagnostikim të pacientit derisa është në gjumë

(MIA) – Klinika për psikiatri ka furnizuar pajisje më bashkëkohore për diagnostikim të pacientit derisa është në gjumë. Pajisja përbëhet prej polisomnograf dhe aktigraf, me të cilët ndiqen shumë funksione fiziologjike derisa pacienti është në gjumë, si dhe gjatë ritmit ditë-natë. Me analizë softuerike të rezultateve të marra dhe në bashkëpunim me prof. Kneginja Rihter Sokolovska nga Klinika në qytetin gjerman Nirnberg zbatohen procedura adekuate diagnostike dhe terapeutike, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Vendosja e kësaj procedure diagnostike, siç theksohet, është risi në institucionet psikiatrike në vend dhe në bashkëpunim me Fondin për sigurim shëndetësor i disponueshëm për të gjithë pacientët.

Nga Ministria theksojnë se janë vendosur edhe disa metoda të reja për diagnistikë dhe trajtim, tabela të reja të digjitalizuara për testime psikologjike për vlerësime kognitive dhe procedura adekuate psikoterapeutike. Është ripërtërirë aparati për stimulim trans-kranijal magnetik, është furnizuar testi “TOBA” për diagnostifikimin e situatës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit tek fëmijët dhe të rriturit, ndërsa janë vendosur edhe procedura diagnostifikuese të targetuar për demencë.

Janë hapur disa kabinete të reja – për incizim të gjendjes gjatë gjumit, për shëndet mental të grave në periudhën perinatale,kabinet për demencë. Së shpejti do të fillojë të punojë edhe kabineti për telemedicinë (telepsikiatri), si dhe për neurobiofidbek dhe për riedukimin psikomotor.

Të gjitha aktivitetet e zbatuara janë pjesë e aktiviteteve të planifikuara sipas Strategjisë kombëtare dhe planit të veprimit për shëndet mental, i cili ishte i përgatitur nga Komisioni kombëtar për shëndet mental, të nominuar nga ministri i Shëndetësisë dhe i cili është miratuar nga Qeveria për periudhën e vitit 2018-2025. Me këto dokumente është dhënë strukturë e reformës të sistemit për shëndet mental në shtet, sipas vijimeve dhe rekomandimeve bashkëkohore, si nga Organizata botërore e shëndetësisë, ashtu edhe nga të gjitha institucionet relevante internacionale dhe ekspertë, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. fb/

Të fundit