20/08/2022
24.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Kombinimi nga klorkinina dhe azitromicina vihet që nesër edhe për pacientët në vend

Që nesër tek të prekurit nga koronavirusi do të fillojë të aplikohet kombinimi që e përmban medikamenti hidroklor dhe azitromicina që tashmë u dëshmua efikas në më shumë vende.

Këtë e kumtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot pasdite në konferencën për shtyp, duke kumtuar se është miratuar sot në takimin e Komisionit për çështje etike në Agjencinë e barërave – MALMED.

“Sot në takimin e Komisionit për çështje etike në MALMED, u miratua kombinimi i terapisë për pacientët e prekur nga koronavirusi. Kombinimin që e përmban medikamenti klorkinina dhe azitromicina që u dëshmua si efektiv në më shumë vende dhe ky vendim do të aplikohet që nesër edhe në kushte spitalore edhe në shtëpiake pas indikacionit përkatës nga mjeku, pasi fillimisht nevojitet vlerësimi i gjendjes klinike dhe jepet tek një grup i caktuar dhe jo tek të gjithë”, tha Filipçe.

Ai paralajmëroi se nesër në seancën e Komisionit për sëmundje infektuese do të bisedohet për modelimin e mënyrës së lëvizjes gjatë fundjavës.

Përkujtoi për restriksionet tashmë të sjella të cilat kanë të bëjnë me personat e moshës 67-vjeçare dhe të rinjtë deri në 18-vjeç, për të cilët koha e lejuar e lëvizjes është prej pesë në mëngjes deri në orën 11 për persona mbi 67-vjeç dhe prej orës 12 deri në orën 21, deri në fillimin e orës policore për të rinjtë.

Për funksionimin e sistemit përmes “Termini im” tha se pa caktimin e kohës nuk do të mund të shkohet në pikat e testimit, por kjo do të bëhet me caktim përmes mjekëve amë.

“Nëse pacientët kanë simptoma dhe kanë të dhëna epidemiologjike mund të paraqiten tek mjeku amë në telefon i cili pas plotësimit të algoritmit do të caktojë termin në një prej 14 pikave me qëllim që të merret strisho që të dërgohet në laborator. Pa caktim të terminit nuk mund të shkohet në pikat e caktuara Kjo bëhet për shkak të rendit dhe të shmangen turma dhe kontakte”, deklaroi Filipçe.

Në konferencën për shtyp informoi se rastet e reja në 24 orët fundit, 12 janë në Shkup dhe Kumanovë. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi në vend është 148, ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë dy persona.

Të fundit