25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Mjetet për pajisjen e klinikave për ballafaqimin me Kovid-19, bllokohen nga zëvendësministrja e Financave Dimitrieska-Koçoska

Rreth një muaj zëvendësministrja plotësuese e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska është duke e bllokuar projektin për ballafaqim me koronavirusin në vlerë prej 90 milionë euro, mjete prej Bankës Botërore të cilat, midis tjerash, dedikohen për shtretër për kujdesin intensiv për të gjitha repartet infektive në shtet, për kapacitete laboratorike,…

Këtë për MIA-n e deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me ç’rast informoi se Dimitrievska-Koçoska disa herë ka dërguar kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për shpjegim se për çfarë do të përdoren mjetet dhe po aq herë i është përgjigjur. Sipas Filipçes, pyetjet e zëvendësministres po përsëriten, ndërsa me veprimin e saj për të stërzgjatur, nuk miratohen mjetet për sistemin shëndetësor, gjegjësisht për mbështetjen emergjente për përforcimin e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve me kovid.

“Mjetet të cilat janë miratuar, ndërsa nuk i miraton Dimitrieska Koçoska do të ndihmojnë që t’i pajisim të gjitha repartet infektive në shtet, para së gjithash me shtretër , makina për fotografi, kapacitete laboratorike dhe të tjera. Një pjesë e mjeteve janë për edukimin e mjekëve, më pas për zhvillimin e qendrave epidemiologjike me pajisje të plotë, gjegjësisht këto mjete janë për të gjitha aspektet të cilat i mbulon virusi Kovid”, sqaroi Filipçe.

Ministri informoi se për këtë kredi e cila është miratuar nga Banka Botërore ai paraprakisht ka pasur lidhje konferenciale me drejtorin e përgjithshëm të bankës të cilët të parët na kanë dalë në ndihmë dhe në periudhë rekorde e kanë miratuar kredinë. Miratimi i shpejtë, sipas Filipçes, i referohet nevojës së përforcimit të kapaciteteve në luftën me sëmundjen kovid. shk/

Të fundit