25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Në dy muajt e ardhshëm presim zvogëlim të përhapjes së Kovid-19

Në përputhje me gjendjen e tanishme, siç u diskutua në takimin e Komisionit për sëmundje infektive, në dy muajt e ardhshëm presim ulje të konsiderueshme të përhapjes së koronavirusit. Diçka që presim të kontribuojë janë temperaturat e larta në drejtim të dobësimit të virusit dhe zvogëlimit të transmetimit të tij, tha në konferencë për shtyp, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pasi elaboroi projekt planin për lehtësimin e masave kufizuese të paraqitura nga Komisioni i sëmundjeve infektive në Qeveri, të cilin do ta shqyrtojë sot në seancë.

Gradualisht, theksoi ministri, kthehemi në jetën normale, proceset e punës, ekonominë, me protokoll të caktuar operativ, pajtueshmërinë me masat e mbrojtjes, distancën e detyrueshme prej dy metrash, detyrimin për të mbajtur maskë, në fakt duke mbuluar gojën ose hundën në hapësira të mbyllura, në ambiente të hapura kur distanca nuk mund të mbahet, dhe e detyrueshme kur nevojitet dezinfektimi i duarve.

“Sipas tendencave tona në periudhën e ardhshme, pritet stabilizimi i mëtejshëm i përhapjes së koronavirusit, por jemi të vetëdijshëm se është vështirë të pritet zhdukja e plotë i tij. Prandaj, mbajtja nën kontroll të numrit të rasteve të reja të të sëmuarëve, kapacitetet e spitaleve në gjendje të mirë dhe përputhja me masat e mbrojtjes personale janë tregues që janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për të monitoruar në çdo kohë”, tha Filipçe.

Ai nënvizoi se karantina 14 ditore për shtetasit tanë që kthehen nga jashtë mbetet dhe paralajmëroi koordinim me ministrat e Shëndetësisë nga vendet fqinje për lëvizjen e qytetarëve dhe për të vendosur kritere për hyrje në vend. bs/bsh/

Të fundit