Filipçe në takim me studentët më të mirë të Fakultetit të mjekësisë – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Filipçe në takim me studentët më të mirë të Fakultetit të mjekësisë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot pati takim me studentët më të mirë të Fakultetit të mjekësisë pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi” nga viti akademik 2018/2019, të cilët realizuan mesatare 10,00.

Filipçe, siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, ua uroi suksesin e arritur dhe u dëshiroi ndërtim të karrierës në vendin tonë, ku dukshëm janë përmirësuar kushtet për punësim për mjekët e rinj dhe prosperues.

“Me masat e reja të cilat i vendosëm gjatë dy viteve të shkuara, arritëm t’i tërheqim dhe t’i mbajmë edhe kuadrot më të mira, me të cilët jemi mjaft krenarë, ndërkaq me vetë atë, hapim edhe opsione për punësime të reja edhe prë të rinjtë. Besoj se edhe këta njerëz të rinj do të jenë pjesë e sistemit cilësor shëndetësor që po e ndërtojmë, dhe ku kapitali njerëzor vlerësohen me të vërtetë”, theksoi Filipçe gjatë takimit.(koha.mk)

Related posts

Studentja Neziri: Në Tetovë duhet të merren masa maksimale ndaj papastërtisë së ajrit

Televizioni Koha

Arrestohen pesë persona nga Tetova te të cilët është zbuluar drogë

Televizioni Koha

Sot i jepet lamtumira e fundit mësuesit Lirim Selmani nga fshati Sellarca e Epërme

Televizioni Koha

Leave a Comment