19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Nuk është koha për hapjen e kopshteve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk mund të thotë saktësisht se kur do të hapen kopshtet, por siç thotë ai, “sigurisht që nuk do të jetë në të ardhmen e afërt, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve”.

“Vështirë tani është të thuash kohën e saktë të kohës kur do të hapen, por tani për tani me siguri jo”, tha Filipçe duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pasi vizitoi Institutin për sëmundjet e mushkërive te fëmijët – Kozle, ku tani pranohen pacientët me Kovid-19.

Ai theksoi se vendimi për të bërë skrining -punonjësit është marrë në kohë kur gjendja me koronavirusin lejoi që të merret në konsideratë hapja e kopshteve.

“Në momentin kur u vendos që të bëhet skrining punonjësve në kopshte, gjendja ishte e tillë që ata të mund të hapeshin dhe për shkak të kësaj u bë. Por me rritjen e numrit të rasteve të diagnostikuara rishtas, tani nuk është koha për t’u hapur kopshtet, sepse fëmijët janë transmetues absolutisht të mëdhenj të virusit te anëtarët e familjeve të tyre”, tha ministri i Shëndetësisë. bs/fab

Të fundit