20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Pacientja e ndjerë nga Kumanova dhe djali i saj kishin mohuar për kontakt me të sëmurë ose udhëtim jashtë vendit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sontme për media e sqaroi mënyrën se si ishte trajtuar gruaja e ndjerë 57-vjeçare nga Kumanova, e cila është rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi. Ai përsëriti se ajo dy herë ishte testuar dhe dy herë testi kishte rezultuar negativ. Për herë të parë në spital ishte paraqitur më 16 mars me temperaturë të lartë dhe ishte kontrolluar, pas çka të nesërmen kishin ardhur bashkë me të birin me temperaturë të lartë. Që të dy kishin mohuar kontakt eventual me të sëmurë ose se kishin udhëtuar jashtë vendit.

“Në fillim dëshiroj t’iu shpreh ngushëllime familjarëve. Të dhënat të cilat po i them i mora nga spitali i Kumanovës dhe nga shërbimi i epidemiologjisë nga Qendra e Shëndetit Publik. Kontrolli i parë i pacientes së bërë më 16 mars, kishte ardhur me temperaturë dhe pa simptoma të tjera ose kollitje, sipas informacioneve, menjëherë i ishin parashtruar pyetje nga anketa epidemiologjike në të cilat ajo ishte përgjigjur negativisht, se nuk kishte udhëtuar jashtë shtetit, nuk kishte pasur kontakt me persona nga vendet e rrezikuara. I është dhënë terapi, është lëshuar në mjekim shtëpiak. Ditën e nesërme më 17 mars kishte ardhur bashkë me të birin që të dy me temperaturë të lartë dhe pa kollitje. Përsëri është bërë anketë epidemiologjike në të cilat është mohuar kontakt ose lidhje me kontakt eventual me të sëmurë, me persona të huaj ose ndonjë udhëtim jashtë vendit sipas informacionevetë burimeve nga spitali i Kumanovës”, sqaroi ministri Filipçe.

Më 17 dhe 18 mars kanë pranuar terapi, përsëri nuk kanë pasur kollitje dhe trajtim kishin marrë në spitalin ditor.

“Më 19 mars me gjetje më të rëndë në mushkëritë e bardhë, me të dhëna për incizimin e rëntgenit është konstatuar pneumoni dhe që të dy ishin vendosur në Repartin e Izolimit. Atëherë edhe te nëna edhe të djali ishin marrë strisho, material për testin korona. Më 19 dhe 20 mars në dy raste janë bërë analiza të materialit. Më 19 mars të dy ishin negativë. Ndërsa më 20 mars përsëritet testi i nënës duke pasur parasysh asaj që qëndron në rekomandimet e OBSH-së nëse test negativ është në kombinim me pasqyrë më të rëndë klinike mund të tregojë për ekzistimin e sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi dhe testi i përsëritur ishte negativ. Më 21 mars gjendja përkeqësohet, janë bërë përpjekje për reanimacion, megjithatë, për fat të keq, ato ishin pa sukses pas çka pacientja kishte ndërruar jetë”, tha Filipçe.

Duke pasur parasysh atë që kompilimi ishte bërë shumë shpejtë dhe në mënyrë atipike për ndonjë sëmundje tjetër, shtoi ai, është marrë edhe një material i cili është hetuar dhe testi është pozitiv në koronavirus.

“Janë hetuar përsëri materialet e mara në fillim, përsëri është konfirmuar se ata janë negativë. Biseduam intensivisht me ekspertët, konsultuam literaturë, tasti askund në botë nuk është 100% sensitiv dhe kjo është dëshmuar”, tha ministri i Shëndetësisë.

Ai theksoi se për momentin po bëhet anketë epidemiologjike me të gjithë punonjësit shëndetësor dhe sipas zërave do të veprohet sipas informacioneve, të dhënave, mënyrës së veprimit se a do të vendosen ata në izolim ose eventualisht do të bëhen testime përkatëse. MIA.fc/

Të fundit