25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Para nesh një periudhë e qetë, për zgjedhjet dhe të gjitha masat e procesit bazuar në parametrat që i analizojmë

Para nesh është një periudhë e qëndrueshme në të cilën epidemia është nën kontroll. Masat restriktive që i ndërmorëm kanë dhënë rezultate dhe sistemi shëndetësor ka mundësi të menaxhojë. Trendi i uljes së rasteve vazhdon, edhe pse ditëve të kaluara ka pasur variacion dhe rritje të numrit të rasteve. Është mirë kjo që një pjesën më të madhe prej tyre janë lidhur me ngjarje një në Tetovë dhe një në rrethinën e Shkupit, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse ka kushte që të mbahen zgjedhjet në qershor.

“Lidhur me zgjedhjet të gjitha këto procese, të gjitha këto masa që i aprovojmë, parashikimet që i japim lidhur me analizat që i bëjmë tani janë në bazë të të parametrave të njëjtë të cilat analizohen gjithë kohën, për këtë edhe janë këto konstatime dhe parashikime për periudhën e ardhshme. Qëndrimi ynë dhe të gjitha masat dimensionohen mbi numrat e pacientëve dhe vendosjen e parametrave. Para nesh është një periudhë e qetë, për shkak se ka pasur masa të ashpra rezultatet e të cilave janë të dukshme edhe nga restrikcionet e lëvizjes, kufijt e mbyllur….Të gjitha masat i dhanë rezultatet dhe tani sipas njohurive dhe parashikimeve konsiderojmë se para nesh është një periudhë e qetë e cila mund të menaxhohet edhe nga ana e sistemit shëndetësor për këtë numër eventual të pacientëve me të cilin mund të përballemi. Ka trend të uljes, edhe pse ka variacione të vogla ditëve të kaluara, por kjo që është mirë është se pothuajse të gjithë të sëmurët e rinj pjesa më e madhe janë lidhje me ngjarjet saktë të konfirmuara varrimin në Tetovë dhe ngjarje familjare në rrethinën e Shkupit”, tha Filipçe.

Kushtet për lehtësimin e masave dhe kthimi gradual në normalitet, thotë ai, janë bërë në bazë të tre kritereve, nëse epidemia është nën kontroll, nëse sistemi shëndetësor mund të përballet me numrin e tanishëm të pacientëve dhe eventualisht numër më të madh, si dhe nëse ka mundësi të kryejë mbikëqyrje mbi to dhe t’i identifikojë kontaktet e tyre.

Ai u përqendrua edhe në rreziqet që mund ta përkeqësojnë pasqyrën epidemiologjike, siç janë udhëtimet e qytetarëve jashtë dhe kthim mbrapa, kthimi i fëmijëve në shkollë…Kjo, tha ministri i Shëndetësisë, janë faktorë të cilët mund ta përkeqësojnë gjendjen, gjithashtu si dhe numër eventual shtesë të të sëmurëve nga gripi sezonal i cili kthehet në muajt e vjeshtës. ar/

Të fundit