Filipçe përsëri apelon në respektimin e rekomandimeve për mbrojte nga koronavirusi – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Filipçe përsëri apelon në respektimin e rekomandimeve për mbrojte nga koronavirusi

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk përsëri apeloi që qytetarët të cilët kanë qenë në ndonjë nga rajonet e rrezikuara në Italinë Veriore, të qëndrojnë në vet izolim 14 ditë, pasi që në këtë mënyrë mbrohet familja dhe bashkëqytetarët, ndërsa nëse gjatë kohës së izolimit ndjejnë simptoma, ta kontaktojnë Qendrën lokale për shëndet publik.

Autoriteteve, në kufij ose mjekëve, thotë Filipçe, tregojuni vetëm informacione të sakta.

“Fshehja e informatave nuk do t’ju mbrojë as juve as të afërmit e juaj. Kjo është e papërgjegjshme edhe ndaj tërë shoqërisë. Ruajeni higjienën personale dhe respektoni rekomandimet që 14 ditët e kaluara në mënyrë aktive i kemi komunikuar. Vetëm së bashku mund të mbrohemi dhe ta mbrojmë shëndetin publik. Shëndeti publik është përgjegjësia jonë e përbashkët. Secili prej nesh mund të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së virusit dhe është i detyruar të sillet me përgjegjësi”, thekson ministri Filipçe. MIA.ls/fab

Споделете и следете ги овие препораки.

Geplaatst door Венко Филипче op Woensdag 26 februari 2020

Related posts

Kujdes me simptomat e mutacionit të ri Covid-19; Ngatërrohet lehtësisht me gripin sezonal, ja pse…

Televizioni Koha

Konferencë në Selanik për perspektivat e Ballkanit Perëndimor në BE

Televizioni Koha

Mot me vranësira mesatare dhe erë nga drejtimi jugor

Televizioni Koha

Leave a Comment