02/07/2022
23.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Piku i epidemisë nuk ka kaluar, e presim në fund të prillit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme onlajn theksoi se ende nuk kemi hyrë në periudhën kur piku i më së shumti të sëmurëve me virusin korona ka kaluar. Mbetet parashikimi se piku i epidemisë pritet në fund të muajit prill ose në fillim të majit.

Filipçe shtoi se rritja e të sapo sëmurëve është lineare, dhe sistemi shëndetësor me sukses po ballafaqohet me trajtimin e të sëmurëve. Për momentin, siç tha, kapacitetet spitalore nuk janë të mbingarkuara, strategjia e profesionistëve funksionon mirë dhe jep rezultate.

Ai në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve theksoi se numri i pacientëve të testuar është ulur, por kjo ishte e pritshme për shkak të festave, pikërisht për këtë kemi edhe më pak raste pozitive.

“E dinim që do të ulej numri i testeve gjatë festave, kjo pritej, nuk dëshirojmë të bëjmë matematikë të thjeshtë me atë që do ta dyfishojmë numrin e testeve pozitive sa i përket numri të të testeve të përgjithshme të bëra pozitive, të themi se në krahasim me atë që ishin testet paraprake për shkak të kësaj që edhe gjatë javës së kaluar kishte një variacion tjetër, përfshirë një numër të madh të të diagnostikuarve që epidemiologët vlerësojnë se është vetëm variacion. Atëherë shkak për një numër më të madh të pozitive ishte qasja drejtë personave tashmë të identifikuar të cilët ishin në izolim dhe zhvilluan simptoma, gjithashtu vlerësojmë se tani është e mundshme që ky variacion është rezultat i numrit më të vogël të testeve për shkak të festave”, tha Filipçe.

Ministri Filipçe sqaroi edhe se beson se këto masa restriktive tani po jepen, ndërsa do të japin rezultate edhe në të ardhmen. Shtoi edhe se me masat e reja restriktive të lëvizjes, qëllimi është që të kufizohen kontakte fizike si e numrit të personave ashtu edhe e numrit të ditëve me të cilat një i sëmurë potencialë në periudhë të caktuar kohore.

“Në mënyrë shtesë me këto masa të reja të cilat i propozojmë për atë që gjatë analizës së asaj se sa pacientë mund të jenë transmetues të sëmundjes për sa persona në rrethinën e tyre, merren parasysh disa faktorë. Së pari, numri i kontakteve të cilat i kanë gjatë ditës dhe sa ditë me ato kontakte kanë kontakte të vazhdueshme. Që një pacient të transmetojë sëmundjen te një person tjetër, duhet të jetë në kontakt dhe kjo si rriten ditët, rritet edhe rreziku që ai kontakt të sëmuret”, shtoi ministri Filipçe. fc/

Të fundit