Filipçe: Po përgatiten 16 mini reparte infektive në të cilat do të bëhet diagnostikim i shpejtë – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Filipçe: Po përgatiten 16 mini reparte infektive në të cilat do të bëhet diagnostikim i shpejtë

Ritet numri i kapaciteteve spitalore në të gjitha 16 spitalet të cilat do të marrin mini reparte infektive mudulare me qëllim që ato me tani objektet e veçanta, të mbesin plotësisht “të pastra” në mënyrë që patologjia normale që punohet thjesht të mos pësojë dhe që pacientët të munden të marrin shërbime shëndetësore, si dhe të mos krijohen lista për pritje. Do të instalohen aparate për diagnostikim në të gjitha qendrat për diagnostikim të shpejtë të virusit, theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai në emisionin e mbrëmshëm “Samo Vistina” në Kanal 5 tha se sistemi shëndetësor tashmë dy muaj intensivisht po përgatitet për muajt e vjeshtës me përforcim të institucioneve shëndetësore publike ekzistuese për trajtim të pacientëve me koronavirus.

Theksoi se për secilin pacient është bërë gjithçka që duhet edhe lidhur me fazat para vendosjes në aparat respirator dhe lidhur me trajtimin derisa janë pacientët në makinë respiratore.

“Të gjithë ekspertët në shtetin tonë janë përfshirë në trajtimin përmes sistemit për konsultim, dhe madje edhe prezencë fizike. Edhe anesteziologët sipas sistemit të rotacionit janë të pranishëm në repartet ku trajtohen pacientët me Kovid-19, të cilët vendosen në makinë respiratore. Këta janë ekspertë me përvojë të madhe për përdorimin e këtyre makinave, sepse kërkon edhe njohuri të caktuar të makinës, por edhe në llojin të trajtimit. Ky trajtim i pacientit në trajtim intensiv në makinë respiratore pa dallim nga cila arsye është – do të them – mjekësi në pakicë. Këtu janë bashkuar njohuritë dhe përvoja nga shumë specialistë”, shtoi Filipçe. ar/

Related posts

Studentja Neziri: Në Tetovë duhet të merren masa maksimale ndaj papastërtisë së ajrit

Televizioni Koha

Sugareski u bënë thirrje punonjësve të hekurudhave që të vazhdojnë me punë

Televizioni Koha

Deskoska bën thirrje për vaksinim

Televizioni Koha

Leave a Comment