28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Qytetarët t’i anulojnë udhëtimet në Itali nëse nuk kanë nevojë urgjente

Qytetarët nëse nuk kanë nevojë urgjente, t’i anulojnë udhëtimet në rajonin e Italisë Veriore, apeloi këtë pasdite ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas rasteve më të reja të të sëmurëve nga koronavirusi në Itali.

“Sot ishim në kontakt intensiv me konsullin tonë në Venecia. Për momentin nuk ka të dhëna se kemi të sëmurë ose nën vëzhgim qytetarë tanë në Itali. Ne e lutëm konsullin nëse ekziston mekanizëm ai të njoftohet menjëherë nëse ndonjë grup i qytetarëve tanë dëshiron të kthehet në vendin tonë dhe në këtë mënyrë do të kemi informata shtesë ku dhe kur do të paraqiten ato në vendkalimet kufitare”, deklaroi Filipçe.

Për sot në orë 17:00 është planifikuar një takim me Qendrën e Menaxhimit të Krizave pas të cilit do të dihet nëse do të kërkohet nga shkollat e mesme t’i anulojnë ekskursionet e planifikuara në Itali.

“Me informacione specifike në emër të institucioneve të tjera do të dalim pas takimit në orën 17:00”, deklaroi Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse shkollave do t’u kërkohet t’i anulojnë ekskursionet e planifikuara. ls/fab

Të fundit