18/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Rritja lineare e të prekurve inkurajon, me këtë trend sistemi shëndetësor do të jetë në gjendje të ballafaqohet me koronavirusin

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij zyrtar në fejsbuk theksoi se edhe pse është akoma herët për të sjellë përfundime, rritja lineare e të prekurve në 15 ditët e fundit na inkurajon, dhe theksoi se numri i të sëmurëve është afërsisht i barabartë çdo ditë.

“Ky ishte qëllimi ynë që nga fillimi, me këtë trend sistemi ynë shëndetësorë do të jetë në gjendje t’i shërbejë qytetarët dhe mirë të përballohet me koronavirusin”, shkroi Filipçe në FB.

Thekson se piku i epidemisë nuk ka mbërritur akoma dhe tani, siç thekson, është e nevojshme që të gjithë të qëndrojmë të disiplinuar dhe t’i ndjekim pa përjashtim masat dhe rekomandimet. ls/shk/

Të fundit