Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Filipçe: Të dhënat për nënën dhe djalin nga Velesi do të jenë me rëndësi për atë se çka do të ketë në analizën e antitrupave - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Filipçe: Të dhënat për nënën dhe djalin nga Velesi do të jenë me rëndësi për atë se çka do të ketë në analizën e antitrupave

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në video sesionin e sotëm informues theksoi se në ndihmë të madhe do të jenë të dhënat për nënën dhe djalin e vdekur nga Velesi, për të cilët së shpejti, siç tha, edhe do të dihet se kur është paraqitur vdekja dhe ato të dhëna do të jenë të rëndësishme për atë se çka më tutje do të pasojë lidhur me analizën e gjendjes me antitrupat.

“Të dhënat për ta do t’i kemi shumë të rëndësishme lidhur me atë se çka do të pasojë, e jo është, si do ta analizojmë situatën me antitrupat, d.m.th. skrining të statusit serologjik të popullatës në përgjithësi, por pak më tutje, sepse ende jemi në fazë kur zbulojmë të sëmurë aktivë, të cilët mund ta bartin virusin dhe për atë shkak ende është aktiv”, tha Filipçe.

Për atë shkak vlerësoi se është e mirë strategjia e Komisionit për sëmundje infektive të diagnostifikohen vetëm pacientët të cilët kanë simtpoma dhe të gjitha kontaktet e tyre primare të jenë në izolim të caktuar dhe atë, siç tha, ne si shtet në përgjithësi e arrijmë me masa restriktive të lëvizjes.

Në atë kontekst tha se disa publikime tregojnë se ka edhe bartës asimptomatik të cilët ndoshta janë me simptoma shumë të lehta, e madje edhe kanë kaluar praktikisht pa kurfarë simptoma dhe ata janë bartës aktivë të virusit dhe në një moment ë caktuar ata do të krijojnë antitrupa.

Theksoi se meqenëse ky virus ende është i panjohur dhe materiali i tij gjenetik është i izoluar tek të vdekurit në pjesët më të thella të mushkërive, atje ku lidhet virusi me qelizat dhe e kompromiton funksionin e mushkërive, pas detektimit dhe konstatimit të gjendjes me të vdekurit në Veles, do të jetë tregues i mirë se çka vijon më tutje, ndërkaq kjo, siç tha, do të ndodhë pasi që jeta sërish të kthehet në normale.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 68 raste të reja me Kovid-19, me çka numri i të infektuarve me koronavirus në vend u rrit në 828 persona. ab/

Related posts

Maqedoni, rastet e montuara në Kuvend, do t’u kërkohet falje personave të dëmtuar

Televizioni Koha

Sot zgjedhjet për kreun e BFI-së, Shaqiri apo Nesimi

Televizioni Koha

OBSH: Në Evropë po ngadalësohet përhapja e koronavirusit të ri

Televizioni Koha

Leave a Comment