19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Të gjithë të shëruarit të cilët mund të dhurojnë plazmë ta bëjnë këtë që të shpëtojnë jetë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk i falënderoi të gjithë pacientët e shëruar nga Kovid-19, të cilët dhuruan plazmë për mjekim të të sëmurëve.

“Ju bëj thirrje të gjithëve që mund të dhurojnë, ta bëjnë këtë. Në këtë mënyrë mund të shpëtoni jetë. Plazmë mund të dhurojnë persona të cilët e kanë kaluar Kovid-19 në Institutin për Mjekësi Transfuzive”, shkroi Filipçe. fc/

Të fundit