18/04/2024
5.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe thotë se duhet të pritet 2-3 ditë para vendimit të futjes në karantinë të disa komunave

Komisioni për Sëmundje Infektive momentalisht nuk do të propozojë vendosjen e karantinës për disa komuna ku ka numër të madh të të infektuarve.

Ministri Filipçe tha se duhet të pritet edhe 2-3 ditë, dhe më pastaj do të vendoset për vendosjen e karantinës së disa komunave, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Analiza e epidemiologëve është se numri i të diagnostifikuarave është i lartë, por se të gjithë pacientët vinë nga kontaktet me ndonjë nga të infektuarit. Kjo strategji do të vazhdojë edhe më tej”, tha Filipçe.

Ai edhe njëherë tha se një pjesë e qytetarëve refuzojnë të bashkëpunojnë dhe të tregojnë se me kë kanë pasur kontakt.

“Ka disa qytetarë që refuzojnë të testohen, të vinë në spital dhe të tillë që nuk besojnë se ekziston virusi. Ju bëj apel, virusi ekziston dhe masat duhet të respektohen”, tha Filipçe./Telegrafi/

Të fundit