Udhëtarët me aeroplanët e “Vizer”-it nga Milanoja dhe nga Venecia në aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit do të duhet të plotësojnë lopkator shëndetësor – kartë që është edhe një hap në parandalimin dhe regjistrimin e të të sëmurëve eventualë nga koronavirusi të cilët vijnë në shtet.
“Konform kësaj që ka gjithnjë e më shumë të sëmurë në Evropë dhe konform masave më të ashpra që autoritetet italiane i paralajmëruan për rajonin verior, vendosëm edhe për një hap për ngritjen e kontrollit në nivel më të lartë që do të thotë që udhëtarët me aeroplanët nga “Vizer”-i nga Milanoja dhe Venecia në aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit do të duhet të plotësojnë lopkator shëndetësor – kartë për çfarë është pajtuar transportuesi ajror, që do të mundësojë kontroll të mirë dhe gjurmueshmëri të udhëtarëve”, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp.
Udhëtarët, siç sqaroi ministri, do të lënë të dhëna në cilën adrese qëndrojnë dhe nëse pas një numri të caktuar të ditëve paraqitet ndonjë udhëtar me simptoma do të jetë lehtë të gjinden bashkudhëtarët të cilët kanë qenë të ulur disa radhë para apo pas atij udhëtari në aeroplan.
Ministri Filipçe theksoi se rekomandimi për mosmbajtjen e tubimeve publike masive vlen deri më 6 mars.
Ai theksoi se gjatë 24 orëve nuk ka pacientë të rinj të cilat janë testuar për koronavirus. Përkujtoi se dje në Klinikën për Sëmundje Infektive janë paraqitur tre pacientë, dy udhëtarë nga Italia dhe një nga Spanja, i cili ka qëndruar në institucionet spitalore të atjeshme për shkak të shkaqeve të tjera shëndetësore.
“Te të tre pacientët kishte indikacion për testim konform simptomave dhe testeve ishin negative. E vetmja paciente që është hospitalizuar në Klinikë për Sëmundje Infektive është mirë dhe gjendja e saj shëndetësore po përmirësohet”, tha Filipe. MIA/ar/