29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Vetëm dy metra distancë janë të nevojshme për ta mbrojtur veten dhe ata përreth jush

Të mbajmë distancë. Duhen vetëm dy metra për ta mbrojtur veten dhe ata përreth jush, porositi në një postim në profilin e tij në Fejsbuk, numri një i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Është e detyrueshme, theksoi ministri, të mbajmë pajisje mbrojtëse, maskë, shami ose shall në hapësira të mbyllura ose të hapura gjithmonë kur nuk mundemi të mbajmë dy metra distancë.

Zvogëlimi i masave kufizuese nënkupton rritjen e përgjegjësisë sonë personale si për veten, ashtu edhe për mbrojtjen e njerëzve përreth nesh. Le të jemi përgjegjës, t’i respektojmë masat që mbrojnë kundër koronavirusit, shkroi Filipçe në profilin e tij në FB.

Siç publikoi më parë Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar 41 raste të reja të Kovid-19 dhe atë në Shkup – 17, Kumanovë – 11, Prilep – 5, Tetovë – 3, Kavadar – 1, Gostivar – 1, Kriva Pallankë – 1, Kërçovë – 1 dhe Negotinë – 1. Personi i evidentuar në njësinë rajonale Negotinë është banor i Demir Kapisë. Janë regjistruar 29 pacientë të shëruar, prej të cilëve katër nga shërimi në spitale dhe 25 të cilët u shëruan në kushte shtëpiake, prej të cilëve në Shkup – 21, Manastir – 3 dhe Strumicë – 1, ndërsa nuk janë regjistruar të vdekur. ls/fab

Të fundit