29/03/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filloi pagesa e rrogave për puntorët e Ndërmarrjes Publike Komunale

Pakënaqësia e Puntorëve të Njësisë Kanalizimi dhe Ujësjellësi në kuadër të Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë që shpërtheu fundjavën e kaluar ka qenë për shkak të problemeve teknike dhe janë shkaktuar vonesa në pagesën e rrogave. Kështu thonë nga Ndërmarrja Publike Komunale prej nga sqarojnë se pasi ka filluar me punë trezori, pagesat kanë filluar të realizohen. Bëhet fjalë për puntorët që kanë qenë me kontratë në vepër.Krahas kësaj, probleme janë shkaktuar edhe për shkak të skadimit të mos azhurimit të të dhënave të puntorëve në llogaritë bankare.
Mungesa e dhënies në kohë të rrogave nuk është problem I tanishëm.Ky probem është ndër vite. Ndërmarrja që nga viti 2001 e këndej i ka këto probleme, thonë nga Ndërmarrja Publike Komunale.
Puntorët e Ndërmarrjes Publike Komunale janë ata që kujdesen për pastërtinë në qytet, për mirëmbajtjen e higjienës komunale, për mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit e kështu me rradhë, pavarësisht së bëhet fjalë për temperatura të larta apo të ulta. Prandaj edhe duhet që të paguhen në mënyrë meritore.
Ndryshe, tashmë komuna e Tetovës ka sjellur vendim për ndarjen e Ndërmarrjes Publike Komunale në dy ndërmarrje tjera. Themelimi i dy ndërmarrjeve tjera pritet që t`u jep fund problemeve që e karrakterizojnë këtë ndërmarrje nëpër vite.TV KOHA

Të fundit