29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filloi rrënimi i ndërtimit pa leje afër QT Mavrovasja (drejtpërdrejtë)

Afër QT Mavrovasja sot paradite filloi rrënimi i objektit pa leje. Është sjellë mekanizmi ndërtimor, ndërsa lokacionin po e siguron policia.

Rrënimin e kryen NP për Ndërmarrje publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e vet të parë, të mbajtur dje, solli vendim t’i rekomandojë Këshillit drejtues të Ndërmarrjes publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale të sjellë vendim për angazhim të mekanizmit të nevojshëm, mjeteve për punë dhe të punësuarve. për rrënimin dhe çmontimin e objektit të ndërtuar pa leje që ndodhet para QT Mavrovasja, pa kompensim ndaj Komunës së Çairit, përkatësisht me mjete të veta.

Në kuadër të këtij vendimi Qeveria i rekomandoi Komunës së Çairit dhe Ndërmarrjes publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale t’i rregullojnë të drejtat dhe obligimet e ndërsjellta për të lidhur Marrëveshje për mënjanimin e objektit të ndërtuar pa leje, pjesë të objektit dhe objekteve të vendosura pa leje.

Pas përmbushjes së obligimeve nga marrëveshja. Komuna e Çairit dhe Ndërmarrja publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale, në afat prej shtatë ditëve, janë të obliguar të përgatisin dhe t’i parashtrojnë Qeverisë së RMV-së Informatë adekuate për kryerjen e obligimeve nga marrëveshja. ab/

Të fundit