28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filloi seanca e Këshillit të Sigurimit, ja për çka do të diskutohet

Në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski filloi seanca e Këshillit të Sigurimit kushtuar situatës aktuale politike dhe të sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Pas seancës, siç është paralajmëruar, presidenti Pendarovski do të japë deklaratë për media.

Në seancë, siç informojnë nga kabineti i Pendarovskit, marrin pjesë anëtarët e rregullt të Këshillit, Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Brendshme, Slavjanka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes, Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme, Nenad Markoviq, profesor në Fakultetin Juridik “Justiniani I” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Veton Ljatifi, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore dhe Trajan Gocevski, ish-ministër i mbrojtjes dhe profesor universitar.

Me ftesë të Presidentit, në seancën e Këshillit do të marrin pjesë Erold Musliu, drejtor i Agjencisë për Inteligjencë, Viktor Dimovski, drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe gjenerallejtnant Vasko Gjurcinovski, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonia e Veriut.

Të fundit