18/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filloi vizita zyrtare e Kryeministrit Kovaçevski në Republikën e Sllovenisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është në vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Këtë paradite Kryeministri Kovaçevski u mirëprit me nderimet më të larta shtetërore nga homologu i tij slloven, Robert Gollob.

Vijon tet-a-tet takim i kryeministrave Kovaçevski dhe Gollob, pas së cilës do të ketë edhe takim dypalësh të delegacionit maqedonas dhe slloven, pas së cilit do të vijojë nënshkrim i përbashkët i deklaratës me Kryeministrin Gollob, për bashkëpunimin e përforcuar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë, si dhe konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave.

Miqësia shumëvjeçare e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë ka potencial të kontribuojë në shumë procese të rëndësishme për rajonin dhe për BE-në dhe në këtë drejtim është edhe vizita e sotme zyrtare e Kryeministrit Kovaçevski dhe delegacion qeveritar në Slloveni.

Të fundit