28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fillon gjykimi për “Aleancën ndërkombëtare” të Bojan Jovanovski – Boki 13

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të mbahet seanca e parë për rastin “Aleanca ndërkombëtare” në të cilin të akuzuar janë Jasna Mandiq, Bojan Jovanovski-Boki 13, Frosina Remenski, Mile Jovanovski dhe Hristina Blazheska për veprat penale “mashtrim” dhe “larje parash”.

Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja Sofçe Gavrillova – Efremova.

Këshilli për vlerësim më 12 maj të këtij viti në tërësi e pranoi aktgjykimin kundër personit juridik të Aleancës ndërkombëtare dhe pesë personave të tjerë fizikë për veprat penale “mashtrim” dhe “larje parash dhe të mira të tjera si vepër penale”.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit i kanë mashtruar biznesmenët Siljan Miceski dhe Ardian Amzoski se do të marrin pjesë në projekt përmes “Aleancës ndërkombëtare” të Bojan Jovanovskit-Boki 13 dhe i kanë dëmtuar me më shumë milionë euro.

Themeluesi i organizatës joqeveritare “Aleanca ndërkombëtare”, Bojan Jovanovski- Boki 13 është dënuar me nëntë vite burgim me aktgjykim që nuk është i plotfuqishëm për rastin “Reket”, ku është i akuzuar për “pranimin e çmimit për ndikim të kundërligjshëm” dhe për “larje parash” së bashku me PPS Katica Janeva e cila mori dënim me burg prej shtatë vitesh për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”. shk/

Të fundit