29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fillon Java globale për sipërmarrësi, të rinjtë kanë ambicie të krijojnë biznes

Java globale për sipërmarrësi këtë vit për herë të parë do të mbahet në nivel nacional, me qëllim që të nxitet potenciali sipërmarrës tek të rinjtë në shtet.

Për atë qëllim, në vend se vetëm në Shkup, prej nesër e deri të dielën do të organizohen ngjarje edhe në Tetovë, Manastir, Shtip dhe Dibër. Ngjarjet janë në organizim të asociacionit Startap Maqedoni, ndërsa do të realizohen 14 ngjarje në bashkëpunim me gjithsej 24 partnerë.

Një nga mysafirët kryesor, siç paralajmërojnë organizuesit, do të jetë Xhon Kalian, drejtor i Telekom Laboratoret inovative nga Berlini, i cili të mërkurën do të flasë në ngjarje organizuar nga Biznes Akceleratori USHCM dhe Innofeit.

Në temën “Edhe startapi është obsion”, nesër në Fakultetin juridik në Shtip do të flasë Kzhishtf Malicki, këshilltar i rektorit pranë Universitetit në Gdanjsk, Poloni, ndërsa të enjten në ngjarjen që e organizon Startap Maqedoni për promovim të versionit të parë të platformës digjitale për ndërlidhje të ekosistemit, do të marrin pjesë folës nga ekosistemet nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Bullgaria dhe BeH.

Java e sipërmarrësisë parasheh edhe tre ngjarje të karakterit garues dhe atë ngjarje startap “IdeaMakers Challenge” në organizim të Universitetit “Amerikan kolexh” Shkup, si dhe pitçing garat “Betahaus Shkup 2019” në organizim të Biznes akceleratorit USHCM dhe pitçingut të startapeve para Klubit të biznes engjujve të CEED Maqedoni.

“Gjithnjë e më tepër të rinj po themelojnë kompani dhe kanë ambicie të krijojnë biznes të vet i cili do të lërë gjurmë të tyre”, thotë Igor Maxhov, drejtor programor i Startap Maqedoni.

Ai shton se ekzistojnë shumë resurse në shtet, por se ato nuk janë të dukshme dhe të rinjtë për to nuk dinë. Për këtë arsye, Startap Maqedoni e ka përpunuar versionin e parë të platformës digjitale në të cilën do të jenë të kapshme të gjitha resurset për startape dhe kompani në rritje.

Për të rinjtë mbetet interesant sektori TIK, por në kohë të fundit ka interesim edhe për industrinë makinerike, energjetikën dhe sektorin mjekësor.

Java globale e sipërmarrësisë mbahet në 170 shtete të botës. Qëllimi është që përmes ngjarjeve të organizuara gjatë javës të stimulohet zhvillimi dhe përmirësimi i kushteve për zhvillim të biznesit në nivel global.

Të fundit