28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fillon kryesimi i përbashkët me Procesin e Berlinit i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Në Shkup sot do të mbahet Takim i ministrave të punëve të jashtme, me të cilin do të shënohet fillimi i kryesimit të përbashkët me Procesin e Berlinit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për vitin 2020.

Përveç shefave të diplomatëve të vendeve të cilët marrin pjesë në Procesin e Berlinit të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, në takim do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të BE-së dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Mes ministrave të punëve të jashtme të cilët do të marrin pjesë në takim do të jenë i Shqipërisë Gent Cakaj, Bullgarisë Ekaterina Zaharieva, ministri malazez Sërgjan Darmanoviq, Serbisë Ivica Daçiq, i Gjermanisë Hajko Mas, ministri italian i Punëve të Jashtme Luxhio di Majo…

Takimin, siç bëri të ditur MPJ-ja, do ta hapin ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva dhe shefi i diplomacisë gjermane Hajko Mas. Është paraparë fjalim përshëndetës nga ana e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski.

Për herë të parë nga viti 2015 po ndodh që një vend-anëtar dhe një vend-kandidat bashkërisht të bashkëkryesojnë me Procesin e Berlinit.

Kryesimi i përbashkët i Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është një sinjal i fuqishëm për pronësi rajonale dhe mundësi për prezantimin e temave të rëndësishme rajonale në kontekst më të gjerë evropian.

Gjatë takimit do të paralajmërohet agjenda prioritare të Kryesimit të përbashkët që synon ndaj integrimit të përforcuar dhe ndërlidhjes midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në planin politik, juridik dhe socio-ekonomik. Do të diskutohen tema lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe perspektivat evropiane të rajonit në kontekst së Këshillit Evropian në mars dhe Samitit në Zagreb. Pas takimit pritet të miratohet deklaratë e përbashkët.

“Takimi ministror është ngjarje e parë në suaza të kryesimit të përbashkët me Procesin e Berlinit. Njëherit, ky është kryesimi i parë i përbashkët me Procesin e Berlinit midis një vendi-anëtar dhe një vendi-kandidat për anëtarësim në BE, që është konfirmim dhe nxitje për bashkëpunim të përforcuar rajonal në kontekst të integrimeve evropiane. Takim i paraqet një mundësi të shkëlqyer të demonstrohet një vizion i fuqishëm politik dhe të jepen porosi të qarta dhe, të përbashkëta lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe perspektivave evropiane të rajonit para Këshillit Evropian të ardhshëm dhe Samitit në Zagreb”, deklaroi Dimitrovi në prag të takimit.

Shefja e diplomacisë bullgare Zaharieva, megjithatë, para takimit tha se Bullgaria, si bashkëkryesues me Maqedoninë e Veriut, është e vendosur të vazhdojë të punojë në rritjen e shembujve pozitivë të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis shteteve në rajon.

“Kjo është mënyra që të garantohet stabiliteti rajonal dhe të zgjidhen çfarëdo çështje të hapura. Takimi i ministrave të punëve të jashtme të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor në Shkup është forum i parë i serive të forumeve të rëndësishme të cilat i planifikojmë në suaza të kryesimit tonë të përbashkët. Kulminacioni i përpjekjeve tona të përbashkëta nën këtë nismë rajonale për mbështetje të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, do të jetë Samiti në Sofje që do të mbahet këtë vjeshtë”, theksoi Zaharieva.

Në Takim pritet të riafirmohet interesi strategjik të vendeve të rajonit të bëhen anëtare të plotfuqishme të BE-së, duke ndërtuar rajon të qetë, stabile dhe prosperuese në një Evropë të fuqishme dhe të bashkuar. Pritet të dërgohet porosi se rajoni, në periudhën që vijon, do të duhet ta demonstrojë pjekurinë e vet dhe të tregojë se është partner i besueshëm për BE-në për përballje të sfidave të përbashkëta, mbi bazë të vullnetit të sinqertë për reforma dhe rezultate konkrete.

Në suaza të kryesimit të përbashkët, nga data deri më 10 mars në Shkup po mbahet edhe forumi Think Tenk të organizuar nga ana e Institutit për Demokraci Societas Civilis – Shkup në bashkëpunim me Këshillin Evropian për Politikë të Jashtme (ECFR), nga Sofja.

Në Forumin Think Tenk do të flasin ministrat Dimitrov dhe Zaharieva, ndërsa nesër, në panele të përbashkëta tematike do të marrin pjesë ministra të punëve të jashtme, përfaqësues të BE-së dhe Këshilli për Bashkëpunim Rajonal dhe bashkësia think-tenk. MIA.sn/

Të fundit