28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fillon lirimi nga akontacionet e tatimit të fitimit dhe tatimit të të ardhurave personale nga kryerja e veprimtarisë së pavarur

Tatimpaguesit të cilët realizojnë të ardhura nga veprimtaria e pavarur dhe paguesit e tatimit të fitimit mund të lirohen nga pagesa e akontacioneve, me qëllim ruajtjen e likuiditetit më të madh dhe tejkalimin e efekteve të para nga koronavirusi. Ata të cilët do të dorëzojnë kërkesë deri te Drejtoria e të Ardhurave Publike kanë të drejtë të lirohen nga pagesa e akotancioneve mujore për marsin, prillin dhe majin e vitit 2020.

Shfrytëzimin e kësaj mase, siç bëri të ditur Ministria e Financave, mund të kërkojnë tatimpaguesit sipas Klasifikimit Kombëtar të Veprimtarive nga veprimtaria hoteliere (shifra 56 -veprimtari për përgatitje dhe shërbim të ushqimit), turizëm (shifra 79- agjenci turistike, organizatorë të udhëtimeve dhe shërbime të tjera të rezervuara, si dhe veprimtari që kanë lidhje me to dhe shifra 55 – objekte për bujtje) dhe transport (shifra 49 – transporti tokësor, shifra 50 – transport ujor dhe shifra 51 – transport ajror).

Nga Ministria e Financave shtojnë se këtë masë mund ta përdorin edhe tatimpagues të tjerë, të cilët kanë pësuar dëme në punë për shkak të masave shëndetësore për parandalimin e përhapjes së Kovid-19, nëse të ardhurat e përgjithshme iu janë ulur në shkurt 2020 ose ulja e të ardhurave të përgjithshme nga viti 2020 është më e lartë se 40 për qind sa i pret periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, numri i të punësuarve të cilët nuk punojnë, gjegjësisht nuk kontribuojnë në aktivitetin ekonomik të tatimpaguesit – punëdhënës është më së paku 25 për qind nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në shkurt dhe tatimpaguesi ka mbyllur të paktën 50 për qind të vendeve të shitjes përmes të cilave e realizon fitimin.

Tatimpaguesit – persona juridikë që ta shfrytëzojnë këtë masë duhet që mos ta ulin numrin e të punësuarve që nga dita e hyrjes së fuqi të dekretit më 26 mars 2020, deri në tre muaj pasi t’i kalojë vlefshmëria – përveç në rast të vdekjes, pensionim ose largim nga puna nga ana e të punësuarve, të mos paguhet dividendë e pronarëve, shpërblim për sukses afarist (pjesëmarrje në fitim, bonus) ose ndonjë shpërblim tjetër vjetor i të punësuarve dhe organeve drejtuese dhe mbikëqyrëse të tatimpaguesit, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligji, deri në ditën sa zgjat lirimi.

Tatimpaguesit – personat fizikë të cilët realizojnë fitim nga kryerja e veprimtarisë së pavarur që ta shfrytëzojnë këtë masë duhet të mos e ulin numrin e të punësuarve nga dita e hyrjes në fuqi të dekretit më 26 mars 2020 deri në tre muaj pasi të vlejë ajo – përveç se në raste të vdekjes, pensionimit ose largim nga ana e të punësuarve.

Dorëzimi i kërkesave, siç bëjnë të ditur nga Ministria e Financave, do të realizohet përmes sistemit e-pdd për tatimpaguesit të tatimit të fitimit, ndërsa pranimi i kërkesave përmes sistemeve e konfirmon Drejtoria e të Ardhurave Publike në afat prej 15 ditëve nga dorëzimi i kërkesës. fc/

Të fundit