28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fillon me punë laboratori në ASHAM, brenda ditës do të bëhen nga njëqind teste për Kovid-19

Laboratori në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) fillon me punë prej sot me kapacitet prej 100 testeve për Kovid-19, paralajmëroi sot në konferencën onlajn për media ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Theksoi se laboratori do të jetë i dedikuar për të gjitha analizat të cilat me transport adekuat gjatë mëngjesit deri në orën 14 do të arrijnë nga të gjitha spitalet e shtetit, ku pranohen pacientë në triazhë dhe do të fillojë procesi i përgatitjes së pari i izolimit të virusit, ndërsa pastaj edhe identifikim dhe rreth orës 21,22 do të dihen rezultatet që të cilat do të arrijnë në atë ditë.

“Duke e pasur parasysh kapacitetin, mesatarja e pacientëve të cilët lajmëroheshin në spitalet tjera, vlerësoj se në praktikë koha e pritjes së rezultatit do të jetë jo më shumë se një ditë me aktivizimin e këtij laboratori”, shtoi Filipçe. fc/

Të fundit