18/04/2024
3.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fillon pagesa e pensioneve të janarit

Prej sot fillon pagesa etapore e pensioneve të janarit me qëllim që të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushte të rrezikut nga koronavirusi KOVID-19.

Marrja e pensioneve përmes filialëve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas shumës së pensionit. Sot do të kryhet pagesa e pensione në vlerë deri në 11,000 denarë, të mërkurën pensionet në vlerë prej 11,001 denarë deri në 14,000 denarë, të enjten pensionet në vlerë prej 14,001 denarë deri në 18,000 denarë dhe të premten pensione në vlerë prej mbi 18,000 denarë denarë.

Pensionistët të cilët shfrytëzojnë kartela pagesore, lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, mund të disponojnë me paratë që sot. Ata mund ta tërheqin pensionin e tyre në bankomat, t’i përdorin mjetet përe pagesë në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike.

Deri tek pensionistët apelohet që t’i përmbahen orarit të pagesave, sepse pagesa në fazë bëhet me qëllim të zvogëlimit të bllokimeve para bankave dhe mundësive për rrezikimin e shëndetit personal dhe publik.

Të fundit