20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fillon pagesa e subvencioneve për duhanin për rekoltën e vitit 2019

Fillon pagesa e subvencioneve për duhanin për rekoltën e vitit 2019. Të gjithë kultivuesit e duhanit të cilët kanë kartela pagesore dhe të cilët kanë nevojë të nxjerrin para, do të munda ta bëjnë atë në bankomate prej sot, prej orës 16:00 deri në orën 23:00 pa dallim që është orë policore, sepse për këta persona do të lejohet lëvizja kryesisht për këtë qëllim. Paratë e tjera do të mund t’i marrin prej 21 deri më 24 prill, në ekspoziturat e bankave sipas rendit alfabetik sipas mbiemrit.

Pagesa e subvencioneve për duhanin për vitin 2019 të premten në konferencë për shtyp e kumtuan ministri i Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan DImkovski, ministrja e Finanacave, Nina Angellovska dhe drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Nikollçe Babovski.

Dimovski kumtoi se janë paguar mbi 30 milionë euro subvencione për 19.050 prodhues të duhanit për rekoltën e vitit 2019.

Drejtori i AMFBZHR Babovski informoi se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme pagesa për duhanin do të zhvillohet në katër grupe të njëpasnjëshme.

Ministri i Bujqësisë, Dimkovski përkujtoi se sipas modelit të ri të pagesës së subvencionit, për klasën e parë paguhen 80 denarë, për të dytën 70 dhe për të tretën dhe të tjerat 60 denarë.

Banka nuk do të paguajë provizione për nxjerrje të mjeteve nga bankomatet për këta kultivues të duhanit. ab/

Të fundit