28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fillon projekti i dytë në teatrin e Tetovës | VIDEO

Bidermaeri dhe zjarrvënësi i autorit zviceran Max Frish është projekti i radhës që ditën e sotme, ka filluar të punohet në Teatrin e Tetovës. Regjinë e kësaj shfaqjeje do e bëj regjizori Memet Xhelili, i cili sot ka hapur audicionin për përzgjedhjen e aktorëve, ndërsa shfaqja, do të ketë në tërësinë e saj edhe korrin, njoftoi për Televizionin Koha.

Vlen të përmendet se shfaqja do ketë një lojë të fuqishme aktoreske, por edhe një stil të veçantë të saj.

Përndryshe, ky është projekti i dytë me radhë që është realizuar për këtë vit në Teatrin e Tetovës, ndërsa projekt tjetër, sipas drejtorit të Teatrit të Tetovës nuk do të ketë për këtë vit, për arsye të mungesës së kushteve për punë, sidomos gjatë sezonit të dimrit.

Përveç këtyre dy projekteve, Teatri i tetovës në fund të muajit të ardhshëm, do organizojë edhe Festivalin e Teatrove, ku pritet të marrin pjesë, shfaqje teatrale nga vendi dhe nga jashtë, transmeton Televizionin Koha.

Premiera e shfaqjes që ka filluar sot të përgatitet, pritet të shfaqet ka mesi i tetorit. /Tv Koha/

Të fundit