28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fjalë drithëruese të mjekëve grekë: “Nuk mund të identifikojmë disa viktima, trupat janë prerë”

Nga përplasja e dy trenave në Greqi humbën jetën të paktën 38 persona, ndërsa mjekët thonë se nuk mundën të identifikonin as disa viktima, pasi trupat ishin të gjymtuar.

Trupat e viktimave janë transferuar në departamentin e mjekësisë ligjore në Larisa dhe mjekët thonë se skenat janë të tmerrshme.

Rubini Leontari, drejtor i mjekësisë ligjore dhe kolegët e tij aktualisht ndodhen në spitalin kryesor të Larisës.

“Kjo është një tragjedi e tmerrshme. Jemi në proces identifikimin e viktimave të përplasjes së hekurudhës në Tempe. Është një proces i dhimbshëm që kërkon kohë. Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur”, thotë Leontari.

Ai thotë se ekipi i tij po bën gjithçka për të përshpejtuar punën, por ka frikë se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet.

“Ne jemi vazhdimisht në kontakt me Ministrinë e Drejtësisë, jemi në kontakt me spitalin, autoritetet në Ministrinë e Shëndetësisë, policinë që po punon me ne për këtë detyrë tragjike identifikimi. Kjo është e dhimbshme si për familjet ashtu edhe për ne. Ne kemi filluar autopsitë dhe po punojmë që të bëjmë gjithçka sa më shpejt që familjet të marrin trupat e të dashurve të tyre”, tha Leontari.

Leontari thotë se shtatë trupa u masakruan dhe u gjymtuan pa u njohur.

“Pjesa më e vështirë është kur anëtarët e familjes vijnë për të identifikuar trupin”, tha ai.

Ai tregon se në mesin e viktimave nuk ka fëmijë, por shton se viktimat ishin kryesisht të rinj, studentë.

“Në disa raste do të duhet të presim ADN-në për të identifikuar të vdekurit”, tha mjeku.

Kujtojmë se përplasja mes një treni pasagjerësh dhe mallrash ka ndodhur të martën pak pas orës 23:00. Sipas informacioneve të para, në trenin e pasagjerëve ndodheshin rreth 350 pasagjerë dhe 20 anëtarë të ekuipazhit. Po vijon hetimet për të përcaktuar se si dy trenat, të cilët po udhëtonin në drejtime të ndryshme, përfunduan në të njëjtën shina.

Të fundit