29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Flaka mëson përbërjen e re të kryesisë së BDI që pritet të votohet sot

Sot pritet të mbahet mbledhja e Këshillit Qendror të BDI-së. Flaka mëson nga burime të brendshme në BDI që kryesia e re e kësaj partie pritet të jetë në përbërje: Faton Ameti – Sekretar gjeneral, Blerim Bexheti – Sekretar organizativ, Nevzat Bejta – Sekretar per vetqeverisje lokale, si dhe Saranda Imeri – Sekretar për barazi gjinore. Po ashtu, Izet Mexhiti, Arbër Ademi, Arbana Pasholli dhe Bajram Rexhepi në cilësinë e nënkryetarëve të partisë. Burimet tona flasin që kryetar i këshillit mbikqyrës do të jetë, Musa Xhaferi.

Në kryesi pritet të jenë edhe Ramiz Merko, Jeton Shaqiri, Fatmir Dehari, Kreshnik Bekteshi, Ardita Dani, Talat Xhaferi, Bilen Salihu, Besnik Emshiu, Teuta Arifi, Xhevat Ademi, Resi Abdurahmani, Shëngjyl Beqiri, Izet Mexhiti, Artan Grubi, Bujar Osmani, Visar Ganiu, Ridvan Ibrahimi, Ejup Abazi, Arian Daci, Erkan Arifi, Mirsad Ibrahimi, Shaban Memeti, Xhemil Qamili, Emir Sulejmani dhe Artin Spahiu nga dega e Dibrës.

Në bazë të statutit të BDI është e drejtë e kryetarit Ali Ahmeti për të propozuar listën e organeve të partisë.

Pas konsolidimit të kryesisë se re, do të zgjidhjen edhe organet e tjera partiake, siç janë sekretariatet që funksionojnë brenda BDI. Flaka

 

Të fundit