28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Flet Emiri nga Tetova që fitoj luftën me virusin ai thotë : qytetarët e infektuar nuk duhet ta fshehin por duhet të tregojnë nëse janë pozitiv dhe se me këtë do të mbrojnë veten dhe të tjerët(VIDEO)

Emir Useini është 25 vjeçar nga Tetova.

Luftën me virusin Covid 19 e ka fituar. Ndërsa thotë se qytetarët e infektuar nuk duhet ta fshehin por duhet të tregojnë nëse janë pozitiv dhe se me këtë do të mbrojnë veten dhe të tjerët.

“Unë mendoj se qytetarët nuk duhet ta fshehin virusin, për arsye sigurie për të mos u infektuar edhe ndonjë tjetër dhe me qenë të gjithë të sigurt”, theksoi Emir Useini.

Mesazhi dhe xhirimet e Emirit janë bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë për të ngritur vetëdijen e qytetarëve dhe kujdesin e shtuar.

Për dallim nga dje që nuk kishte raste vdekjesh, sot për fat të keq, Ministria e Shëndetësisë raporton për 10 raste që humbën betejën me Covid19.

“137 raste të reja janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit nga gjithsej 1437 teste të realizuara. Rastet e reja janë paraqitur në këto qytete, në Shkup 64 raste, në Shtip 19, Strugë 14, në Kumanovë dhe Tetovë nga 7 të infektuar, Gostivar 6, Ohër 5, Kërçovë 4, Sveti Nikollë 3, Manastir 2 dhe Radovish nga 2, në Prilep, Veles, Krushevë dhe Demir Hisar nga 1 të infektuar”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe e vlerësoi situatën epidemiologjike si përgjithësisht të qëndrueshme dhe se në repartet spitalore ka gjithnjë e më pak pacientë, kështu që tani për tani nuk ka nevojë për kufizime të reja.

 

Të fundit