06/10/2024
11.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fletarrest për të arratisurin, përgjegjësi për burgun e Idrizovës/ Detaje nga rrëmbimi i tetovarit

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me detaje për rrëmbimin spektakolar të 36 vjeçarit tetovar, i burgosur në Idrizovë e derisa po dërgohej për mjekim në spital, informon Zhurnal.

Më datën 12.01.2023, rreth orës 23:20 gjatë dërgimit të të dënuarit B.M (36) nga burgu i Idrizovës në qendrën urgjente “Nënë Tereza”, përshkak lëndimit të dorës së djathtë, në autostradë drejt Shkupit, tek pompa e benzinës “Lukoil”, furgoni i policisë është ndaluar nga një veturë “Audi” pa targa të regjistrimit.

Personi i dënuar në atë moment i’a ka marë revolen policit shofer I.H, ka gjuajtur në të në pjesën e poshtme të stomakut. Përshkak lëndimit, shoferi ka ndaluar furgonin, ndërsa personi i dënuar është dhënë në ikje. Policët e burgut kanë paraqitur rastin në SPB Shkup.

Polici i lënduar është dërguar në spital për mjekim të mëtutjemë ndërsa me pjesmarësit në ngjarje është kryer bisedë informative. Është dhënë urdhër arrest qendror. Drejtoria për kryerjen e sanksioneve do të bëjë mbikqyrje të jashtëzakonshme në burgun e Idrizovës dhe për të gjitha parregullsitë do të ndërmer masa të nevojshme me qëllim të vërtetohet pse nuk është siguruar asistencë policore për dërgim deri në spital. Do të vërtetohet përgjegjësi edhe për organizimin e dërgimit edhe për lëshimet që kanë sjellë deri te gjithë kjo ngjarje.

Personi B.M nga Tetova kishte qenë i dënuar gjithsej me 21 vite burg, prej të cilave 19 për vrasje dhe 2 për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Dënimin po e vuan nga data 28.12.2020 ndërsa do të përfundonte më 17 prill 2040, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

I arratisuri B.M veprën vrasje e ka kryer në vitin 2016 në Reçicë të Vogël. Ai ishte dënuar në mungesë nëdrsa në vitin 2020 u arrestua në Berlin në Gjermani dhe më pas u ekstradua. Ai në vitin 2016 në rrugën 188 në Reçicë të Vogël pas një përleshje mes dy grupeve e ku një person kishte vdekur, u dënuan disa persona mes të cilëve dhe B.M (Bekim Memeti).

Atëkohë, në përleshje kishin marë pjesë A.B (33), B.M (30), H.M (37), M.H (34) dhe H.K (39) të gjithë nga Tetova. I vrarë kishte mbetur H.M ndërsa H.K dhe M.H mbetën të plagosur./Zhurnal.mk

Të fundit