20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Florin Besimi: Të qëndruarit në shërbim permanent ndaj qytetarëve, për ne është prioritet kryesor!

Përgjegjësia merret sipas ndërgjegjes, këtë e dëshmon më së miri biografia e dr. Florin Besimi, i cili si kuadër i jashtëzakonshëm nga fusha e shëndetësisë dhe menaxhimit shëndetësor, nga fusha e përkujdesjes dhe humanizmit, iu ka rrekur politikës si përgjegjësi për qytetarin.

Ai për këtë thotë se “të qëndruarit në shërbim permanent ndaj qytetarëve, për ne është prioritet kryesor, detyrë e përgjegjësi që e trajton me prioritet. Sot, qytetarët më shumë se kurrë, kanë nevojë për besim në institucione, në mirëqenie, në vende të reja pune, në zbatim të barazisë, e tëra, kur shqiptarët do ta votojnë Kryeministrin e parë shqiptar.

Në shërbim të qytetarëve është aparati shtetëror, ligjvënës e ligjzbatues, me gjyqësor të pavarur, i cili krijon ambient për perspektivë, për të gjithë qytetarët, pa dallim. Ndërsa dr. Besimi, e ka peng avancimin e mëtejmë të shqiptarëve. Me Kryeministrin e parë shqiptar, ne plotësojmë mozaikun e barazisë, nga e drejta kushtetuese në të drejtën natyrore, duke u emëruar kryeministri shqiptar, nga vota përbashkuese shqiptare.

Shqiptarët kanë udhëhequr me përgjegjësi shumë më të mëdha se kjo, edhe pozitën e Kryeministrit do ta udhëheqin në mënyrë shembullore, ashtu si Talat Xhaferi me Kuvendin, ka theksuar dr. Florin Besimi.

https://www.facebook.com/watch/?v=334012584388194

Të fundit