19/03/2024
7.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

FMN konfirmon – efektet e krizës Kovid në ekonominë vendore zbuten përmes qeverisjes së mirë

Qeverisja e mirë dhe aktivitetet e ndërmarra nga Qeveria dhe Banka Popullore kanë ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar dhe kanë zbutur efektet e krizës Kovid në ekonomi dhe shoqëri, konfirmoi Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e tij përmbyllëse të misionit të rregullt 10-ditor në vend.Është konkluduar se shëndeti i qytetarëve dhe ruajtja e ekonomisë janë një prioritet kryesore e Qeverisë, si dhe se vitin e ardhshëm aktiviteti ekonomik do të intensifikohet, pas zvogëlimit të tij në vitin 2020 si pasojë e krizës-kovid.

Në 10 ditët e kaluara, misioni pati takime online me Ministrin e Financave Fatmir Besimi dhe ekipin e Ministrisë së Financave, në kuadër të së cilave u shqyrtua situata makroekonomike dhe parashikimet brenda misionit të rregullt vjetor.

Nga Fondit Monetar Ndërkombëtar gjithashtu deklarojnë se shpenzimet e larta kapitale të parashikuara në buxhetin për vitin 2021 mund të jenë nxitëse të rritjes,dhe se buxheti për vitin 2021 siguron mbrojtës në rast se duhet të merren masa të reja ose të zgjerohen ato ekzistuese siç janë subvencionet e pagave dhe shtesat për ata që do të humbnin punën e tyre.FMN gjithashtu thekson se masa për Skemën e Garancisë Shtetërore do të ndihmojë në sigurimin e likuiditetit e kompanive.

FMN në deklaratën e tij përmbyllëse konkludon që qëllimi kryesor i Qeverisë është të arrijë një rritje më të madhe për të përmirësuar standardet e jetesës dhe konvergjencën e të ardhurave me vendet e tjera evropiane, dhe se kjo kërkon investime në kapitalin njerëzor dhe fizik.Deklarata tha se edhe përkrah impaktit të krizës Kovid mbi ekonomin, ajo nuk kishte një ndikim të rëndësishëm në shkallën e papunësisë.

Në takimin përfundimtar të ekipit të Ministrisë së Financave me shefin e misionit të FMN-së Bergiot Bjornson Barkbu, Ministri i Financave Fatmir Besimi shprehu besim të prerë se politikat dhe masat e ndërmarra dhe të planifikuara do të sjellin një përshpejtim të rritjes ekonomike në pesë vitet e ardhshme dhe do të rrisin potencialin e rritjes së ekonomisë vendase, përmes investimeve në infrastrukturë,energjetik, mjedisin jetësorë si dhe në kapitalin njerëzor dhe dixhitalizimin.

– Politikat që do të mbështesin kërkesën e brendshme, si dhe investimet, konkurrencën dhe aktivitetin e eksportit do të vazhdojnë në 2021 në mënyrë që të rimëkëmbet më shpejt ekonominavendore dhe krijimit të një baze për rritje të përshpejtuar ekonomike në planin afatgjatë.Konsolidimi i planifikuar fiskal, ridizajnimi i politikës buxhetore dhe Strategjia për rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e përshpejtuar (SmartER Growth) janë një bazë solide për përshpejtimin e rritjes ekonomike në periudhën e ardhshme, duke arritur nivelin e ekonomisë nga periudha para krizës në gjysmën e dytë të vitit 2022 dhe duke siguruar rritjemë të shpejt ekonomike më pas.

Sipas parashikimeve indikative, rritja ekonomike në vitin 2025 pritet të arrijë në 5.9%, dhe në periudhën nga 2026 deri në 2030, norma mesatare e rritjes ekonomike pritet të stabilizohet në 5.75% në vit – tha Ministri Besimi.

Të fundit