25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

FMN me projeksionin e ri parashikon këtë vit rënie prej 4 për qind të BPV-së por vitin e ardhshëm rritje prej shtatë për qind

Projeksioni më i ri i Fondit Monetar Ndërkombëtar është se ekonomia e Maqedonisë këtë vit do të ketë rënie prej katër për qind, por për vitin e ardhshëm parashikon rritje prej shtatë për qind.

Në raportin e publikuar mbrëmë, FMN citon se Qeveria shpejtë u përgjigj me masa të tërësishme dhe me mbështetje të përkohshme fiskale që të amortizohet goditja ekonomike dhe sociale nga kriza dhe të mbrohet likuiditeti i kompanive, të ruhen vendet e punës dhe t’u ndihmohet të papunëve dhe kategorive të rrezikuara të qytetarëve, ndërsa Banka Popullore e zvogëloi shkallën bazë të interesit dhe bëri ndryshime në rregullore që të mundësojë bankat komerciale ta ristrukturojnë borxhin e kompanive dhe qytetarëve.

“Qeveria mbetet fuqishëm e përkushtuar në mbrojtjen e stabilitetit dhe sektorin monetar dhe financiar dhe ndërmerr masa përkatëse që janë të domosdoshme, citojnë nga FMN dhe shtojnë se Qeveria ka shprehur përpjekje të fuqishme sapo të përfundojë kriza me Kovid-19 të zbatojë agjendë reformuese strukturore për rimëkëmbje nga kriza.

FMN, siç qëndron në raport, mbetet e gatshme ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në luftën me pandeminë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.

Shtohet se vendi ka kërkuar nga FMN 176 milion euro dhe se FMN-ja vlerëson se vendi është në mundësi dhe ka kapacitet ta servisojë borxhin.

Për borxhin publik të shtetit citon se mbetet i qëndrueshëm dhe se ka rreziqe të rritura.

Në raportin më të ri FMN parashikon rënie të të gjitha ekonomive në rajon. Në Mal të Zi dhe Kroaci për nëntë për qind, Shqipëri dhe BeH dhe Kosovë për pesë për qind, Bullgari katër dhe Serbi tre për qind.

Për vitin 2021 projeksionet për vendet e rajonit janë se rritja e BPV-së do të lëvizë prej 3,5 deri në tetë për qind.

FMN parashikon rritje më të lartë vitin e ardhshëm prej tetë për qind të ketë ekonomia shqiptare, pastaj Serbia dhe Kosova me 7,5 për qind, vijon ekonomia jonë me shtatë për qind, Mali i Zi me 6,5 për qind, Bullgaria me gjashtë, Kroacia me 4,9 për qind dhe BeH me 3,5 për qind. sa/

Të fundit