29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fon der Lajen: Ngelem e përkushtuar për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Kandidatja për kryetare e re e Komisionit Europian, ministrja gjermane për mbrojtje Ursula Fon der Lajen, thotë se do të ngelet e përkushtuar për fillim të negociatave për anëtarësim në BE për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë, njofton Zhurnal.

Fon der Lajen thotë se është e përkushtuar për këtë edhe përskaj kundërshtimit të disa liderëve të vendeve anëtare të Unionit, mes të cilëve Emanuel Makron dhe kryeministri holandez Mark Rute.

Fon der Lajen thotë se po planifikon të propozojë një “pakt të ri” të BE-së për migrim dhe azil.

“Na nevojitet mënyrë e re për rishpërndarje të ngarkesës. Na nevojitet një fillim i ri”, thotë Fon der Lajen.

Fon der Lajen javën e kaluar gjatë prezantimit të programit të saj para grupeve të deputetëve në Parlamentin Europian deklaroi se Maqedonia e Veriut paraqet “shembull të shkëlqyer” për atë se çfarë mund të arrihet, kur njerëzit para vetes kanë qëllim të qartë – në rastin konkret anëtarësimin në BE”.

“Ballkani Perëndimor duhet të kuptohet më seriozisht, ndërsa Maqedonia e Veriut është shembull për arritje pozitive”, tha Fon der LAjen.

Sa i përket Marrëveshjes së Prespës në fillim të muajit në takim me kolegun e saj grek Evangellos Apostollakis, Fon der LAjen theksoi se dokumenti paraqet “marrëveshje të vërtetë europiane, e bazuar në vlerat që ka Europa”.

“Thellësisht respektoj guximin e dy vendeve të shkojnë përpara me Marrëveshjen e Prespës. Kompromiset asnjëherë nuk janë të lehta, por e hapin rrugën drejt një të ardhme më të mirë. Greqia ka një histori të gjatë dhe krenare dhe lindi idenë europiane në demokraci. Greqia dhe Maqedonia e Veriut dhanë shembull për atë çfarë do të thotë Europa. Të gjithë duhet të mësojmë nga kjo – dhe kjo të gjithë neve në Europë do të na bëjë më të fortë”, deklaroi atëkohë Fon der Lajen në intervistë për gazetën greke “Ta Nea”.

NDryshe Fon der Lajen pati vizituar edhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2018të, pak para referendumit për emrin./Zhurnal.mk

Të fundit