20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fondacioni Ajka, çdo ditë shtron iftar për 500 studentë

Dikur mbante emrin si lagjeja e Universitetit, kurse sot në këtë lagje ndodhet Fondacioni Ajka që siguron iftar për mbi 500 studentë.Në këto hapësira brenda pesë ditëve të javës studentët sidomos ata që vijnë nga qytetet dhe shtetet tjera mund të shërbehen me iftar çdo natë. Tetova njihet si qytet i studentëve,prandaj edhe kujdesi ndaj tyre është një mision humanitar.

Vitin e kaluar kishte nga 300 studentë, ndërsa këtë vit numri ka arritur deri në 500 student që marrin iftare, thonë nga fondacioni ajka.

Shtrimi i iftarit për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme nga jashtë Tetovës ka edhe peshën fetare.

Fondacioni Ajka tashmë dy vite me rradhë organizon iftare për studentët kurse ndihmohet nga bamirës të shumtë./ TV KOHA/

Të fundit