Fondacioni i Universitetit të Evropës Juglindore, në partneritet me organizatën me bazë në Sllovaki Hekima ka nisur një fushatë mbarëkombëtare në mediat sociale që nënvizon rëndësinë e rritjes së përfaqësimit te grave në fushën e inovacionit dhe sipërmarrjes inteligjente ndaj klimës.
Kjo fushatë mbarëkombëtare e mediave sociale synon të ndriçojë publikun për rëndësinë e përforcimit të pranisë së grave në ekonominë novatore dhe të zgjuara për klimën. Qëllimi i fushatës është të bashkojë të gjitha pjesët e shoqërisë dhe të krijojë një shtysë për liderët në sektorin privat dhe në nivelin politik që të interesohen në promovimin e barazisë gjinore dhe përfshirjes. Në të njëjtën kohë, fushata po inkurajon më shumë gra që të përfshihen në një sipërmarrje inteligjente ndaj klimës.
Kjo fushatë është pjesë e projektit të Fondacionit të UEJL-së që ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës dhe shëndetit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut përmes zhvillimit të qëndrueshëm të infrastrukturës, shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe mbrojtjes së mjedisit. Projekti kontribuon në këtë qëllim duke rritur përfshirjen e grave në sipërmarrjen dhe inovacionin rrethor dhe të zgjuar për klimën.
Gratë në Maqedoninë e Veriut përballen me probleme sociale që janë të rrënjosura thellë në vlerat tradicionale, patriarkale dhe rolet gjinore në familje dhe shoqëri. Këto pengesa kufizojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë ekonomike, duke përfshirë pronësinë e biznesit ose zënien e pozitave drejtuese dhe të larta në kompani. Pjesëmarrja e grave në vendimmarrje dhe politikëbërje në sektorin publik është edhe më e ulët.
Kjo fushatë zbatohet si pjesë e aktiviteteve të projektit të titulluar Përfshirja e grave nga grupet e pafavorizuara në Sipërmarrjen dhe Inovacionin Inteligjent Klimatik i mbështetur nga SlovakAid.TV KOHA