28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fondi Botëror i Natyrës: Marrëveshja e gjelbër evropiane u harrua nga Deklarata në Zagreb

Politika e pritur nga BE -Marrëveshja e gjelbër evropiane ishte harruar nga Deklarata e Zagrebit. Kjo nënkupton se ajo nuk i referohet mjedisit jetësor dhe natyrës si elemente kyçe për ndërtimin e së ardhmes më të fuqishme, më të drejtë dhe më rezistuese, bëri të ditur sot Fondi Botëror i Natyrës (VVF).

Fondi Botëror i Natyrës siç bëri të ditur, dërgoi letër të hapur deri te Komisioni Evropian dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, i cili për momentin kryeson me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Në letër e thekson rëndësinë e Marrëveshjes së gjelbër evropiane, që i trajton humbjen e biodiveristetin, ndryshimet klimatike dhe degradimit të ekosistemit si prioritete për agjendën e ardhshme të BE-së.

Sipas Fondit Botëror të Natyrës, kjo marrëveshje duhet të sjellë shumë ndryshime të nevojshme ekonomike, sociale dhe ekologjike. Për fat të keq, sqaron, përmbajtja e Deklaratës së Zagrebit tregon se liderët e Ballkanit Perëndimor kanë vendosur që ta injorojnë.

“Në këtë moment, kur i kemi të gjitha të dhënat shkencore të cilat qartë tregojnë se duhet të veprojmë shpejtë dhe të bëjmë përpjekje në sigurimin e ekonomisë së gjelbër, sistem të zhvillimit të ulët të karbonit dhe ndryshim të tërësishëm në sjelljen drejtë mjedisit jetësor, bartësit e vendimeve vendosën që t’i lënë këto çështje të rëndësishme mënjanë”, tha Petra Remeta nga Fondi Botëror i Natyrës.

Ajo e thekson nevojën për përkushtim të fuqishëm të bartësve të vendimeve në Ballkanin Perëndimor, si dhe e atyre në BE, të arrijnë integrim të plotë në Marrëveshjen e gjelbër evropiane në planin e ardhshëm ekonomik dhe të investimeve për rajonin.

“Marrëveshja e gjelbër e BE-së është plan i rëndësishëm për rimëkëmbjen ekonomike jo vetëm të anëtareve të tanishme të BE-së, por edhe të fqinjëve tanë më të afërt dhe më gjerë”, deklaroi Ester Asin, drejtor i zyrës për politikë evropiane të Fondit Botëror të Natyrës, dhe iu bëri thirrje të gjithë liderëve politikë të bashkohen për ekonomi të qëndrueshme dhe rezistuese. fc/

Të fundit