03/02/2023
2.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Forumi i II-të vjetor për vetëqeverisje lokale

Sot në Shkup, në panel diskutimin “Partneritet për vetëqeverisje lokale të qëndrueshme” organizuar nga USAID diskutuam për mundësinë e përforcimit të kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve. Në këtë Forum bashkë me kryetar komunash të RMV-së, përfaqësues të BNJVL-së, Enti shtetëror për Revizion, Ministrin e Financave dhe Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale gjithashtu u fol për një Udhëzues për veprimin e komunave në kushtet e jostabilitetit financiar si dhe Kodi për transparencë aktive në nivel lokal.
Një temë tjetër që u prek në këtë takim ka të bëjë edhe me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale për të krijuar kështu më shumë pavarësi financiare e cila do të jetë në funksion të shërbimeve më të mira për qytetarët dhe qytetin.TV KOHA

Të fundit