20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

FORUMI NË BASHKËSI JEP MUNDËSI PËR PROJEKTE CILËSORE

Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut në kuadër të projektit: “Zhvillim i
qëndrueshëm dhe inkluziv i barabartë rajonal” të cilin e realizojnë Ministrisa e
vetqeverisjes lokale dhe Agjencia Zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim , filloi
sot me realizimin e ciklit të dytë të forumeve rajonale.Në këtë forum theks të
veçantë i është vendosur propozim projekteve nga sfera e përfshirjes sociale.Sipas
Ministrit të pushtetit lokal Goran Milevski, me këtë rast tetë komunat nga rajoni
planor i Pollogut, do të përcaktojnë projektet të cilët do të financohen nga ana e
Agjencioni Zvicerian për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Teuta Arifi –kryetare e komunës
Fatmir Saiti –Qendra rajonale-Pollog
“Me këtë rast në bashkëpunim me komunat, OJQ-të, qytetarët do të
definojmë se cilët janë projektet me të cilët do të konkurohet më pas në
Agjencinë Zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim që të shfrytëzohen mjetet
e ndara për sivjet.Forumet në bashkësi janë të rëndësishme prandaj kemi
vendosur që për këtë të kemi edhe kornizë ligjore në kuadër të asaj se si do të
ndahen mjetete për zhvillim të barabartë rajonal.Është mirë që komunat së
bashku me qytetarët aplikojnë me projekte cilësore dhe ne më pas e kemi të
lehtë të vendosim se bashku me këtë agjencion se si do të shpërndajmë
mjetet”, tha Milevski.
Në kuadër të forumeve rajonale kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të të gjitha
komunave të Pollogut.
Forumi në bashkësi, mundësi për projekte cilësore./TV KOHA/
https://www.youtube.com/watch?v=GPle5bYKQ_U

Të fundit