19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Franca kërkon përgjigje të fuqishme nga BE-ja për aneksimin e Bregut Perëndimor

Franca do të kërkojë nga partnerët e saj në Bashkimin Evropian të marrin në konsideratë reagim të fuqishëm për Izraelin nëse ky shtet vazhdon me de fakto aneksimin e Bregut të okupuar Perëndimor, deklaruan tre diplomatë të BE-së.

Belgjika, Irlanda dhe Luksemburgu gjithashtu duan të diskutojnë mundësinë e sanksioneve ekonomike në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, këtë të premte, deklaruan diplomatët, por veprimi kolektiv kërkon pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu deklaroi se qeveria e tij në muajin korrik do të fillojë të konsiderojë shtrirjen e sovranitetit të Izraelit mbi vendbanimet hebraike dhe luginën e Jordanit të Bregut Perëndimor, siç përshkruhet në planin e paqes për Lindjen e Mesme, të presidentit amerikan, Donald Tramp.

Diplomatët e BE-së nuk kanë dhënë hollësira se çfarë sanksione mund të konsiderojnë anëtarët e BE-së duke u përpjekur të zbrapsin Izraelin nga ky veprim.

Sipas kësaj procedure, qeveritë e BE-së duhet të kërkojnë nga Komisioni dhe Shërbimi evropian për veprim të jashtëm (EEAS) të përgatisin listë të obsioneve. bs/bsh/

Të fundit