23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Franca në aeroporte do të testojë pasagjerë nga rajone me rrezik të lartë

Franca planifikon në ditët në vijim të fillojë testim për koronavirusin e ri te njerëzit të cilët vijnë nga rajone me rrezik të lartë, tregoi zëdhënësi i Qeverisë franceze Gabriel Atal.

Njerëzit të cilët mund të dëshmojnë se janë testuar për virusin, do të mund ta shmangin përsëritjen e testit në Francë, tha Atal.

Ministri i Shëndetësisë Olivie Veren kohë më parë ka deklaruar se testimi do të jetë vullnetar.

“Për vendet ku virusi nuk qarkullon më shumë se sa në Francë, nuk ka arsye të ndërmerren masa shtesë”, tha Atal, duke theksuar se masa me siguri nuk do të zbatohet edhe për Gjermaninë fqinje.

Prejse rëndë ishte goditur nga pandemia e Kovid-19 në të cilën vdiqën më shumë se 30.000 njerëz, Franca filloi t’i hapë araksionet e saj turistike siç janë muzeu Luvër dhe Kulla e Ajfelit në Paris.

Ekspertët udhëheqës në Francë këtë fundjavë i përsëritën thirrjet për mbajtje të maskës në vende të mbyllura publike që të parandalohet përhapja e re e infeksionit.

Maskat janë të obligueshme në transportin publik në Francë, ndërsa shumë dyqane, atraksione turistike dhe vende tjera të mbyllura publike gjithashtu kërkojnë nga njerëzit të mbajnë maska. sa/

Të fundit