24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Frikë në lagjen 18 të Durrësit, pallati rrëzohet plotësisht

Pallati ngjitur me kryqin e kuq në Durrës është rrëzuar plotësisht dhe raportohet se ka njerëz nën rrënoja.

Pasoja e rëndë nga tërmeti njoftohet se ka prekur pallatin në lagjen nr 18, në Durrës, prapa shkollës “Benardina Qeraxhia”.

Zjarrfikesit dhe ambulanca nuk kishin mbërritur deri gjysmë ore pas tërmetit.

Në Durrës kanë mbërritur kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Raportohet se nga tërmeti ka disa dhjetëra të plagosur. Ka njoftime të pakonformuara zyrtarisht edhe për disa persona të vdekur.

Të fundit