25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fshati në Austri ngre një gardh për të penguar turistët të bëjnë foto

Hallstatt,  (Halshtat) një fshat i vogël pranë maleve austriake ka ngritur një gardh me synimin për të penguar turistët që të vizitojnë këtë vend. Shkak është bërë fakti se vizitorët shqetësojnë banorët që jetojnë në fshat duke shkrepur shumë fotografi.

Hallstatt njihet për pamjen e tij piktoreske dhe shtifhet akullnajore.

Që kur ngritën gardhin banorët e këtij fshati janë përballur me rrëzimin e tij, por kryebashkiaku i Hallstatt është shprehur se ai dëshiron që të vendosë një pankartë për t’iu kujtuar turistëve se ka njerëz që jetojnë në atë zon 137.

Alexander Scheutz (Shutz) është shprehur për mediat austirake se banorët e kësaj zone duan që të lihen të qetë.

Më herët ky fshat kishte vendosur një kufizim edhe për makinat dhe autobusët që mbërrinin atje, dhe tani në këtë zone qarkullojnë çdo ditë arrijnë rreth 450 makina dhe 54 autobusë.

Hallstatt vizitohet nga mbi një million turistë çdo vit dhe është bëri i famshëm pasi njihet si vendi që frymëzoi për krijimin e filmit të animuar Frozen nga Disney.

Kjo zone e Austrisë është pjesë e Trashëgimisë  Botërore të UNESCO-s dhe mbrohet si një zone e veçantë./abcnews.al

Të fundit