20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fshati Tearcë ballafaqohet me mungesë të ujit për pije

Rreth dhjetë ditë, pjesa më e madhe e amvisërive nga fshati Tearcë, Tetovë, po ballafaqohen me mungesë të ujit për pije. Pjesërisht në fshat uji është i disponueshëm në orët e mbrëmjes, ndërsa problemet u paraqitën për shkak të vërshimeve më 23 qershor.

“Nuk kemi pasur ujë për pije, e jo më për punë në kopsht dhe fushë. Atë e lëshojnë në orët e mbrëmjes nga pak, por pa njoftim se kur dhe sa kohë do të ketë ujë. Nëse hasim kohën kur ka ujë, atëherë mund të mbushim shishe e tjera. Shkojmë në Sllatinë që të mbushim ujë për pije, lahemi me shishe, të cilat i ngrohim në diell. Kopshtet dhe fushat na mbetën pa ujë, gjithçka po thahet. Në kohë të koronairusit, ka edhe njerëz që janë në vetizolim, edhe ata kanë mbetur pa ujë”, alarmuan banorët e Tearcës.

Nga ndërmarrja publike “Higjena” sqarojnë se problemet me ujin për pije në Tearcë kanë disa aspekte.

“Tre vende duhet të furnizohen me ujë, por ka edhe shumë probleme. Uji vjen nga burimet Lanishtë dhe Shkëmbi i Kuq, si dhe nga lumi Bistricë. Problemi i parë është për shkak të vërshimeve më 23 qershor. I dyti është për shkak të asaj se kompania, e cila menaxhon me hidrocentralet, bën pastrimin e shtratit të lumit Bistrica dhe puset në periudhë prej ora 8:00 deri ora 18:00. Më njoftuan se do të punojnë deri 8 korrik. Në atë kohë prej ora 8:00 e deri ora 18:00 ndërpritet furnizimi i ujit nga lumi, që të mos lejohet të hyjë baltë në stacionin filtrues dhe rrjetin ujësjellës. Pas orës 18:00 uji nga lumi sërish lëshohet në rrjetin ujësjellës dhe stacioni filstrues dhe ujë do të ketë nga ora 19:00 deri ora 8:00 në mëngjes ditën e ardhshme”, deklaroi Mefail Miftari nga NP “Higjiena”.

Krahas kësaj, thotë se uji nga burimet nuk është i mjaftueshëm për fshatin, për shkak të shfrytëzimit masiv për ujitje të fushave dhe kopshteve me kultura kopshtare. bsh/

Të fundit