25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

FSSH: Kemi formuar shërbime shëndetësore për veprimtari laboratorike varësisht nga teknika për detektim të faktorëve infektivë

Fondi për sigurim shëndetësor kumtoi se ka formuar shërbime shëndetësore për veprimtari laboratorike varësisht nga teknika për detektim të faktorëve infektivë e cila shfrytëzohet në institucionet shëndetësore të cilat kanë marrëveshje me Fondin., ndërkaq kanë të bëjnë me infektime me koronavirusin dhe atë shërbime laboratorike për analiza serologjike të faktorëve infektues (ELISA, IgM apo IgG) me çmim referent prej 1.100 denarëve dhe shërbime laboratorike për analiza molekulare për faktorë infektues dhe të njejta në varësi nga teknika (reagim zinxhiror polimerazik-PCR dhe Multipleks PCR) dhe numrin e faktorëve (një, më shumë apo tërë seti i virusëve) të cilët njëkohësisht detektohen.

Nga Fondi theksojnë se ekzistojnë më shumë shërbime laboratorike me çmim referent prej 3.000 deri 5.500 denarë.

Në shumën e çmimeve referente, theksojnë nga Fondi, kanë hyrë të gjitha shpenzimet për kryerje të këtyre shërbimeve shëndetësore, siç janë puna e personelit mjekësor, shpenzimet për material mjekësor dhe material tjetër (këtu hyjnë paraprakisht kite të gatshme për detektim), shpenzime për mirëmbajtje të aparateve dhe hapësirave, si dhe shpenzimeve të regjisë.

“Gjatë disa teknikave shfrytëzohen vetëm kite tëpërgatitura paraprakisht, ndërsa në teknika të tjera edhe përkundër shfrytëzimit të kiteve, nevojiten aktivitete të tjera plotësuese për përgatitje për realizim të testit. Të gjitha këto mbajnë shpenzime adekuate. Të gjitha çmimet e cekura janë me participim sipas Vendimit në vlerë të pjesëmarrjes së personave të siguruar në shpenzimet e përgjithshme të shërbimeve shëndetësore, ndërsa në Fond faturohen pa participim. Të gjitha çmimet e cekura janë publikuar në Gazetë zyrtare. Institucionet shëndetësore janë përgjegjëse gjatë faturimit drejt Fondit për ta zgjedhur shifrën adekuate, përkatësisht shërbim shëndetësor me çmim referent varësisht nga shërbimi i kryer, në këtë rast shërbimi laboratorik, e kryer sipas teknikës adekuate dhe numër i faktorëve të cilët njëkohësisht detektohen, potencojnë nga Fondi.

Për cilin lloj të testit dhe sipas cilës metodë është miratuar si pjesë e protokollit të OBSH-së për testim të infektimit nga koronavirusi, nga Fondi theksojnë se mund të informojnë Komisionin për sëmundje infektive, Institutin për shëndet publik dhe Ministrinë e Shëndetësisë. ab/

Të fundit