18/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ftohen qytetarët e Kosovës që nesër ti ndalin dritat nëpër shtëpi për 2 minuta, për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur

Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS), Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, Integra, Humanitarian Law Center Kosovo (HLC) dhe Forum ZFD shënojnë Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Me 27 prill, në ora 20:00 do të shënohet një aksion simbolik për Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, duke ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës t’i ndalin dritat nëpër shtëpitë e tyre për 2 minuta. Me 2 minuta errësirë në familjet tona, ne do të mund të bashkëndjejmë sado pak me dhimbjen dhe terrin në të cilën ndodhen familjarët e 1.644 personave ende te pagjetur për tash e 20 vjet.

Në solidarizimin për fatin e të të pagjeturve, Biblioteka Kombëtare e Kosovës i bashkohet iniciativës, me shpresë dhe besim për zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj çështjeje.

Andaj, ne ju bëjmë ftesë të gjitha mediave që ta ndjekin ngjarjen nga afër dhe të mbulojnë Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur.

Të fundit